Davenport për vrasjen e Liridona Murselit: Tjetër rast brutal i femicidit, alarm për të gjithë ne

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport,

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport ka reaguar pas rastit të vrasjes së Liridona Murselit më 29 nëntor në Prishtinë.

Ai u shpreh se ndjehet i tmerruar nga “një rast tjetër brutal i femicidit në afërsi të Prishtinës”.

“I tmerruar nga një rast tjetër i vrasjes brutale të një gruaje afër Prishtinës – ndërsa shënojmë 16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës në familje. Alarm për të gjithë”, ka shkruar Davenport në rrjetin social “X”.

Ndryshe, policia të premten ka arrestuar tre të dyshuar për këtë vrasje, ku në mesin e tyre është edhe bashkëshorti i viktimës i cili ka pranuar para hetuesve policorë se e ka porositur vrasjen e gruas së tij.

Ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë, dorasi G.P dhe tjetri K.K, pjesëtar i FSK-së.

Policia ka konfirmuar se është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur për këtë rast.

Vrasja e Liridonës, arrestimi i bashkëshortit e dy personave tjerë – gjithçka që dihet deri më tani

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika