David Cameron emërohet sekretar i Jashtëm i Britanisë

David Cameron, ish-kryeministri i Britanisë, është emëruar në postin e sekretarit të Jashtëm në Qeverinë e re të kryeministrit britanik, Rishi Sunak, pas një riformatimi të kabinetit. Cameron, i cili ka qenë kryeministër nga viti 2010 deri në vitin 2016, u largua nga posti pas rezultatit të referendumit për Brexit që çoi në largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian

Sekretari i ri i Jashtëm i Britanisë, David Cameron.

Ish-kryeministri i Britanisë, David Cameron, është emëruar në postin e sekretarit të Jashtëm, pasi kryeministri britanik, Rishi Sunak, riformatoi Qeverinë.

Cameron, 57 vjeç, që kishte qenë kryeministër nga 2010 deri më 2016, dha dorëheqje pas rezultatit të referendumit që çoi në largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Zyra e Sunakut tha më 13 nëntor se Mbreti Charles ka miratuar kërkesën që Cameronit t’i jepet ulëse në Dhomën e Lartë të Parlamentit, duke i lejuar atij të kthehet në Qeveri si ministër, pavarësisht se nuk është zgjedhur si anëtar i Parlamentit.

Më herët gjatë ditës, Sunak shkarkoi Suella Braverman nga posti i sekretares së Brendshme.

Ajo u përball me kritika pasi akuzoi policinë se ishte shumë e butë nga protestuesve propalestinezë.

Në postin e sekretarit të Brendshëm u emërua James Cleverly, i cili deri më tani kishte qenë sekretar i Jashtëm.

Sunak është përballur me presion që ta shkarkojë Braverman, e cila ishte përgjegjëse për migrimin dhe policinë.

Në një sulm të pazakonshëm ndaj policisë javën e kaluar, Braverman tha se policia e Londrës po injoronte “bandat propalestineze” që po shkelnin ligjin.

Ajo i përshkroi protestuesit që bënin thirrje për armëpushim në Gazë si “marshues të urrejtjes”.

Të shtunën, protestuesit e krahut të djathtë u përleshën me policinë dhe tentuan që të përlesheshin me protestuesit propalestinezë në Londër, shkruan REL.

Kritikët thanë se Braverman ka ndihmuar në nxitjen e tensioneve.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika