Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit Poll” ka rezultuar më e sakta nga të gjitha matjet e realizuar në ditën e zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt 2025.
Në mesin e pyetjeve të cilat janë shtruar në pyetësor ka qenë edhe “Cilin emision të debateve politike e keni shikuar më së shumit gjatë fushatës zgjedhore?”.
Bazuar në përgjigjet e dhëna nga respodentët e intervistuar, del se emisioni politik bindshëm më i shikuar në Kosovë vazhdon të mbetet “Debat Plus”, që prinë me 29.15%.
Shumë interesant mbetet edhe përgjigja e atyre që kanë deklaruar se nuk shikojnë debate politike, që ka rezultuar në 28.38%.
Ndërkohë, emisioni i dytë më i shikuar ka dalur “Rubikon” i Klan Kosovës me 13.27% të audiencës. Pas tij janë renditur:
– “Debat Zgjedhor” në RTK 6.16%
– “Pressing” në T7 me 6.06 %
– “Politiko” në Kanal 10 me 4.40%
– “Konfront” në KTV me 3.44%
– “Click” në TV 21 me 2.32%
– “Këndi i Debatit” Tëvë1 me 2.09%
– “Compass” në ATV me 1.60%
Ndërkohë, 2.33% e respodentëve kanë refuzuar të përgjigjen në këtë pyetje.
