Debati për Kosovën: Berisha bllokon foltoren, Alibeaj kërkon Ramën

Kuvendi i Shqipërisë ka devijuar nga rendi i ditës për të folur për tensionet në veri të Kosovës. Madje, deputetët aty kërkuan ndryshimin e rendit të ditës dhe të flasin për Kosovën dhe miratimin e një rezolute

Kuvendi i Shqipërisë ka devijuar nga rendi i ditës për të folur për tensionet në veri të Kosovës.

Seanca po zhvillohet me debate dhe tensione në mes të ligjvënësve shqiptarë.

Sali Berisha ka bllokuar foltoren e Kuvendit dhe nuk pranoi që ta lironte atë, duke vijuar të fliste edhe me mikrofon fikur, kurse Basha nga ana tjetër vijonte replikën nga vendi i vet.

Menjëherë garda ka rrethuar foltoren.

Ndërsa, deputetët e opozitës kërkojnë llogari në Parlament përse nuk është përfshirë në rend dite interpelanca me kryeministrin Edi Rama për çështjen e Kosovës, ku dy javë më parë u vra rreshteri i policisë në veri pas sulmit nga një grup i armatosur serb.

“Kushtetuta, rregullorja, ligji e do që kryeministri të ishte këtu në bazë të një kërkese që kemi bërë për interpelancë për të dhënë përgjigje për të gjitha ato çështje që në pozitën e kryeministrit do të duhet t’u shpjegojë shqiptarëve. Do duhet të njoftoje që në pikën e 2 të rendit të ditës ç’bëhet me interpelancën me kryeministrin për çështjen e Kosovës. Sipas rregullores, pika 1 do të duhet të ishte kjo interpelancë. Ku e ke fshehur? Kryeministri të vijë e të tregojë gjithë qëndrimet. Sot është dita. Një shpjegim do të duhet të na e bëhet ne, Parlamentit, shqiptarëve, por edhe shqiptarëve në Kosovë”.

Kryeparlamentarja, Lindita Nikolla, u përgjigj se në Konferencën e Kryetarëve u vendos që të gjitha çështjet për Kosovën do të diskutohen në një seancë të posaçme më 12 Tetor.

“Kërkesa juaj është kërkesë për interpelancë pa datë. Janë grupuar së bashku dhe do shqyrtohen në një seancë të dedikuar më 12 Tetor”.

Ministrja, Elisa Spiropali, deklaroi se të gjitha çështjet për Kosovën do të diskutohen në një seancë të dedikuar, ku në fund Parlamenti do të dalë me një rezolutë në mbrojtje të Kosovës.

“Ramë dakord që kjo çështje që ka rëndësi kombëtare duhet nga ky kuvend të dalë një produkt i përbashkët dhe ramë dakord për një mocion me debat plot 6 orë ku do kemi mundësi të debatojmë këtu në Kuvend dhe të dalim me një rezolutë që mishëron vullnetin e Kuvendit të Shqipërisë për të mbështetur sovranitetin, integritetin territorial, sigurinë e Kosovës dhe të drejtën e saj për të qenë e lirë. Këtë ka bërë Shqipëria vijimësisht në politikën e saj shtetërore, qeveritare.”

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika