Dedaj për ministrin serb që lavdëroi terroristët e Banjskës: Ka tendenca që në Maqedoni të V. të ketë impakt ruso-serb

Kryetari i Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoninë e Veriut, Ivan Stoilkoviq doli haptas kundër shtetit të Kosovës, duke thurur lavde për terroristët serbë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, ka thënë se kjo “është e pritshme” prej tij e poashtu skandaloze

Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj në emisionin "Rreth e Rrotull"

Kryetari i Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoninë e Veriut, Ivan Stoilkoviq, doli haptas kundër shtetit të Kosovës, duke thurur lavde për terroristët serbë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, ku mbeti i vrarë edhe heroi Afrim Bunjaku.

Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, i ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull”, ka thënë se kjo “është e pritshme” prej Stoilkoviq-it, pasi partia e këtij të fundit ishte kundër edhe për emërimin e tij si ambasador.

“Nuk është befasi, sepse në vitin 2018 kur jam emëruar ambasador i Kosovës në Shkup, pikërisht partia e tij ka pas dalë publikisht kundër emërimit tim, nuk e di arsyen, por ndoshta ka menduar se duhet me qenë ambasador i Kosovës dikush nga Zveçani apo ku di unë, megjithatë është çështje e tij,” ka thënë Dedaj.

E deklarata e Stoilkoviq, Dedaj thotë se është tendencioze që në Maqedoninë e Veriut të ketë ndikim ruso-serb.

“Sa i përket idesë dhe propozimit të tij për zëvendëskryeministër dhe ministër në një dikaster të ndjeshëm sensitiv të marrëdhënieve ndëretnike të bashkësive etnike në Maqedoninë e Veriut dhe duke njohur të kaluarën e tij, sepse ai është kryetar i Partisë Demokratike të serbëve të Maqedonisë një kohë të gjatë dhe tash ka vetëm një deputet dhe duke njohur deklaratat e tij dhe qëndrimet e tij posaçërisht ndaj komunitetit shqiptar, shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kjo shihet se ka tendenca në Republikën e Maqedonisë së Veriut të shtrirjes së ndikimit dhe impaktit ruso-serb, kryesisht përmes partive proruse dhe proserbe,” shtoi Dedaj.

LEXO MË SHUMË: Ministri serb në Maqedoninë e Veriut lavdëron terroristët e Banjskës, del haptas kundër Kosovës

E kësi lloj deklarata si kjo kundër Republikës së Kosovës, ish-ambasadori thotë se ka edhe të tjera, të cilat, sipas tij, janë skandaloze.

“Ky ka qenë edhe bashkë me Dodikun e Vulinin në vizitë te Putini që ka pasur një deklaratë skandaloze lidhur me gjenocidin në Srebrenicë dhe terroristët serbë që bënë agresion për ta destabilizuar Republikën e Kosovës, ky i quajti heronj, kjo është shumë skandaloze.”

Dedaj shtoi se në një shtet demokratik që aspiron anëtarësimin në Institucionet e BE-së e kur është anëtare e NATO-s, ky nuk do të duhej të ishte ministër.

“Do të duhej të merreshin masa ligjore ndaj tij.”/Dukagjini

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika