Nol Deda, ekspert i komunikacionit, ka thënë se përgjegjësinë për numrin e aksidenteve me fatalitet në Kosovë e ka Qeveria e Kosovës.
I ftuar në “FIVE”, Deda ka thënë se institucionet përkatëse nuk kanë dhënë asnjë reagim mbi numrin e vazhdueshëm të aksidenteve.
“I kemi 5 të vdekur për një javë, është fat i keq për Kosovën dhe asnjë institucion nuk ka reaguar”, ka thënë Deda për RTV Dukagjinin.
Sipas tij, Institucionet e Kosovës nuk janë të përgaditura ngase nuk kanë krijuar institucione përkatëse për raste të tilla. Ai ka thënë se Kosova ka profesionistë të kësaj larmie mirëpo, këta të fundit nuk janë në vendin e duhur.
“Kosova ka profesionista por njerëzit e duhur nuk janë tek vendi i duhur. Aty janë personat që shohin paranë dhe jo profesionalizmin”, ka shtuar ai.
Ndër të tjera, Dedaj ka thënë se Kosova nuk i plotëson kushtet për patentë shofer.
Ai thekson që ka bërë hulumtime për faktorët problematikë mirëpo, asnjë nga hulumtimet nuk është kërkuar nga institucionet.
Mirëpo, sipas tij, faktori njeri është shkaktari në 85% të rasteve, duke përfshirë edhe rastet kur personi është i lodhur apo në ndikim të alkoholit ose substancave narkotike.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, është bërë e ditur se 34 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 33 vetëm me dëme materiale.