Dedaj: Shumë individë të LDK-së kanë bërë propagandë anti-UÇK

Gjergj Dedaj, ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, po dëshmon në Gjykatën Speciale të Hagës. Ai ka thënë se ka pasur zyrtarë dhe politikanë që kundërshtuan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke përfshirë edhe disa nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Dedaj ka theksuar se disa individë të LDK-së kanë bërë propagandë kundër UÇK-së

Gjergj Dedaj, ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut

Gjergj Dedaj, ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut është duke e vazhduar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale të Hagës.

I pyetur nga avokati se a kishte zyrtarë dhe politikanë që flisnin kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dedaj ka thënë se se ka pasur nga parti të ndryshme, përfshirë edhe LDK-në.

Sipas Dedajt, individë të LDK-së kanë bërë propagandë anti-UÇK dhe kanë tentuar të denigrojnë luftën e UÇK-së

“Ishin të partive të ndryshme, sepse në UÇK ka pasur anëtarë të të gjitha partive, edhe anëtarë të Partisë Liberale të Kosovës. Ka pas edhe individë, më shumë në LDK se ka qenë partia më e madhe, që kanë bërë propagandë anti-UÇK-së që kanë tentuar me denigru luftën heroike”, ka thënë Dedaj.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika