Dedaj: Veprimet me ligj të ri të trafikut rrugor nuk janë funksionale, nevojitet vetëdijesimi i njerëzve para ndëshkimit

Eksperti i Komunikacionit, Nol Dedaj, ka thënë se ligji i ri i trafikut rrugor nuk është funksional dhe se së pari nevojitet vetëdijësimi i popullatës përmes mediumeve të ndryshme.

Dedaj shtoi se “fillimisht ndëshkimet” nuk janë zgjidhje dhe se është dashur më së pari vetëdijësimi, shpërndarja e fletushkave dhe pastaj hulumtimi i këtyre elementeve, dhe kur përfundon 120 ditëshi, të fillojë faza e ndëshkimeve. Sipas tij, faza e fundit i takon vlerësimit të njerëzve se a janë informuar plotësisht për ligjin e ri.

“Nuk janë funksionale. Çfarëdo veprimi të bëhet me ligjin e ri të rregullave të trafikut, është e domosdoshme të bëhet vetëdijësimi përmes mediumeve: televizioni, mediave të shkruara, radio etj. Pastaj të merret veprimi i shpërndarjes së fletushkave, pastaj hulumtimi i këtyre elementeve. Pasi përfundon 120 ditë, të fillojë me ndëshkime. Dhe pastaj me ndërpre ndëshkimet dhe me shiku a janë informuar njerëzit në vend”, tha Dedaj.

Madje, Dedaj i ka bërë apel institucioneve vendore për krijimin e Agjensionit të Sigurisë dhe Institutit të Hulumtimeve, si të nevojshëm për komunikacionin rrugor në vend.

“Kërkoj nga Institucionet vendore të krijohet Agjensioni i Sigurisë dhe Instituti për Hulumtime. Ky i fundit ka detyrë të hulumtojë dhe të kalojë tek Agjensionin për marrjen e masave preventive. Se sa pika të zeza ka Kosova, asnjëherë nuk ka hulumtime”, shtoi ai.

E sa i përket situatës së komunikacionit hekurudhor, Dedaj tha se situata e hekurudhave në vend është e “mjerueshme” dhe se nevojitet së paku digjitalizimi i trenave.

“Treni më i ri në hekurudhat e Kosovës është i vitit 1970, por ka edhe të tillë që janë 1955. Ndërsa për hekurudhë, Kosova nuk i plotëson standardet evropiane. I vetmi shtet që nuk ka elektricitet. Hekurudha prej Elez Hanit e deri te Prishtina, është bërë rikonstruktimi hekurudhor, por nuk është bërë elektriciteti. Kostoja është e lartë për qarkullimin”, tha Dedaj.

Sa i përket aksidenteve që po ndodhin mes veturave dhe trenave qarkullues në vend, Dedaj tha se një faktor është infrastruktura rrugore jo e nivelit të mirë.

“Vetura ndalet në vendkalim të hekurudhave në qoftëse infrastruktura rrugore nuk është e nivelit të mirë. Aty ka edhe barriera prej shinave, prej binarëve. Edhe në qoftë se drejtuesi i automjetit hyn me shpejtësisë dytë ose tretë, menjëherë si goditet, ndalet vetura. Është e mjerueshme”, tha Dedaj.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika