Degët e Al Qaeda marrin përsipër sulmin në bazën kryesore ushtarake të Malit

Bastistja e së premtes në bazën Kati, 15 km jashtë kryeqytetit Bamako, është kryer nga dega e Al Kaedës në Mali të cilët edhe kanë marrë përgjegjësinë për këtë veprim. Si pasojë e kësaj bastisje një ushtar ka vdekur, gjashtë persona janë plagosur, shtatë sulmues janë vrarë dhe tetë të tjerë janë arrestuar

Ilustrim

Dega e Al Qaeda në Mali ka marrë përgjegjësinë të shtunën e 23 korrikut për një sulm në bazën kryesore ushtarake të vendit, për të cilin ka thënë se ishte një përgjigje ndaj bashkëpunimit qeveritar me mercenarët rusë.

Bastisja e së premtes së 22 korrikut në bazën Kati, 15 km jashtë kryeqytetit Bamako ka vrarë të paktën një ushtar. Ky sulm është kryer duke përdorur dy makina bomba, gjithashtu ka plagosur gjashtë persona, ndërsa shtatë sulmues janë vrarë dhe tetë të tjerë janë arrestuar, ka thënë ushtria e Malit.

Njësia e medias për degën lokale të Al Qaeda-s, Jama’at Nusrat al-Islam wal Muslimeen ka thënë në një deklaratë se dega e saj Katiba Macina kishte kryer sulmin, sipas një përkthimi nga Grupi i Inteligjencës SITE, i cili monitoron deklaratat xhihadiste.

Ushtria maliane kishte fajësuar Katiba Macina për sulmin në një deklaratë të premten e 22 korrikut.

Deklarata e JNIM ka thënë se një luftëtar nga Mali kishte shpërthyer një makinë bombë në portën e bazës dhe një luftëtar nga Burkina Faso ka shpërthyer një tjetër brenda bazës, duke lejuar luftëtarë shtesë të hynin në kamp, transmeton reuters.

Ai e ka justifikuar sulmin duke përmendur praninë në Mali të mercenarëve nga Grupi Wagner i Rusisë, i cili filloi të furnizonte qindra luftëtarë vitin e kaluar për të mbështetur ushtrinë e Malit dhe që atëherë është akuzuar nga grupet e të drejtave të njeriut dhe banorët lokalë për pjesëmarrje në masakrat e civilëve.

“Ne i themi qeverisë Bamako: nëse keni të drejtë të punësoni mercenarë për të vrarë njerëzit e pafajshëm të pambrojtur, atëherë ne kemi të drejtë t’ju shkatërrojmë dhe t’ju vëmë në shënjestër”, thuhej në deklaratë.

Ndërsa, qeveria ruse ka pranuar se personeli i Wagner ndodhet në Mali, por qeveria e Malit i ka përshkruar ata si instruktorë nga ushtria ruse dhe jo si kontraktorë privatë të sigurisë. Wagner nuk ka përfaqësim publik dhe nuk ka komentuar akuzat për shkelje të të drejtave të njeriut.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika