Dëgjohen të shtëna armësh në veri të Kosovës

Të shtëna armesh janë dëgjuar në veri të vendit, atje po raportohet se është duke u zhvilluar një aksion i Doganës dhe Policisë së Kosovës

Një aksion i Doganës dhe Policisë së Kosovës është duke u zhvilluar sot(të hënën) nga orët e paradites në komunën e Zveçanit, në veri të vendit.

KP mëson se ky aksion ka synim luftën kundër kontrabandimit të mallrave dhe evazionit fiskal.

“Dogana dhe Policia e Kosovës kanë intervenuar sot në një objekt në fshatin Rajetice të komunës së Zveçanit, në të cilin dyshohet se gjenden pëplotë mallra të kontrabanduar nga Serbia”, kanë thënë burimet.

Sipas këtyre burimeve, pronar i këtij objekti është Sinisha Nedelkoviq, njëherit pronar edhe i shtëpisë së mallrave “Metal” në Zveçan, ku veç tjerash shitet edhe teknikë e bardhë, pajisje të ndryshme dhe material ndërtimor.

Burimet më tej kanë shtuar se gjatë aksionit janë dëgjuar edhe të shtëna armësh dhe nuk dihet nëse ka të arrestuar.

Aksioni është duke vazhduar edhe gjatë kohës kur po raportojmë.

Telegrafi ka tentuar të marrë detaje nga Policia por deri në publikimin e këtij artikulli nuk kanë kthyer përgjigje./Telegarfi.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika