Dëgjohet dëshmia e një pjesëtari të Zonës Operative të Dukagjinit në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka nisur dëshminë e tij dëshmitari i mbrojtur 01493

Në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku po gjykohen ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, ka nisur dëshminë e tij, dëshmitari i mbrojtur 01493.

Prokurori Nathan Quick ka thënë se dëshmitari ka qenë pjesë e Zonës Operative të Dukagjinit.

Quik ka thënë se dëshmitari ka deklaruar se personi kryesor në UÇK ka qenë Hashim Thaçi.

Shumica e seancës ku u dëgjua dëshmitari i mbrojtur 01493, është zhvilluar në mënyrë private.

Rreth marsit të vitit 1999, sipas prokurorisë, dëshmitari ka gjetur një dokument që supozohet të jetë nxjerrë nga Azem Syla dhe Jakup Krasniqi në një bazë të caktuar në Shqipëri.

Dokumenti parashikon dhe tregon autoritetin ekskluziv të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe mohon autoritetin e qeverisë në ekzil.

 

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika