Dejona Mihali përfundon intervistimin në Prokurorinë Speciale

Foto/EO

Mëngjesin e sotëm, koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, është paraqitur në Porkurorinë Speciale në Prishtinë, ku Mihali me ftesë të kësaj prokurorie është intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale.

Pas më shumë se 3 orësh ka përfunduar ky intervistim.

Mihali pasi doli nga objekti i Prokurorisë Speciale tha se u intervistua nga Prokuroria Speciale për të zbardhur të vërtetën.

“Pas interesimit për të marrë informacion nga një numër i madh i gazetarëve, Prokuroria Speciale informon se sot, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim”, u tha në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Lidhur me këtë intervistim ka reaguar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai ndër të tjera ka thënë se po i ngushtohet rrethi mafisë energjetike.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika