Dekani i “Universumit” mesazh studentëve: Mësoni tërë jetën, bota po ndryshon

Dekani i UNI, Stephan Keck, prezanton një kampanjë të re të lansuar nga Universum International College, i fuqizuar nga Arizona State University. Ai thekson se përveç studimeve, studentët mund të përfitojnë nga një përvojë transformuese dhe pas diplomimit mund të marrin një diplomë të dyfishtë, duke u dhënë avantazhe në tregun e punës

Teksa ka folur për kampanjën e re e lansuar nga UNI, Universum International College, i fuqizuar nga Arizona State University, dekani në UNI, Stephan Keck, ka thënë se përveç studimeve, mundohen që studentët të kenë edhe një përvojë transformuese.

Keck ka thënë se pasi diplomon këtu, merr një diplomë të dyfishtë, dhe kjo është në avantazh në tregun e punës.

“Në Universitetin Shtetëror të Arizonës i kemi disa programe që kur studion tri vite këtu, vitin e katërt në Arizonë, edhe e merr një diplomë të dyfishtë. Ky është një avantazh i madh në treg. Gjithashtu ne jemi të pirur për të qenë inovativ, jetojmë në një kohë kur ka ndryshime të mëdha, dhe si historian mund të them se ndryshohet nuk janë bërë aq shpejt siç po bëhen tash”, ka thënë Keck në “Rreth e Rrotull”.

Keck ka shtuar se në UNI i përgatisin studentët se si të ballafaqohen me sfidat e së ardhmes.

Ai u ka bërë thirrje studentëve që të mësojnë gjatë tërë jetës, pasi bota po ndryshon me shpejtësi.

“Nëse i shtrojmë një pyetje: çka nëse i përgatisim studentët, jo për punët që janë të vlefshme tash, por për ato që do të dalin nga viti 2028, nuk ekzistojnë tash. Ne i përgatitim fëmijët të kenë mendim kritik dhe të zgjidhin probleme, dhe kjo është diçka më afatgjate”.

“Një gjë tjetër që iu themi studentëve mbarë ditën e parë ose më shpesh, i themi që të mësojnë gjatë gjithë jetës, sepse bota po ndryshon. Unë kam qenë në disa ligjërata dhe ka qenë kënaqësi të marrë pjesë në ato ligjërata në Kosovë. Diçka që iu thosha ishte shikoni se si po ndryshon bota me “chatgpt”, imagjinoi nëse do të dalë një “chatgpt” çdo vit. Bota do të ndryshojë në vazhdimësi. Ju nuk duhet të thoni se tash kam një punë të mirë, por duhet të thoni që duhet të mësoj, të adaptohet dhe të përqafoj transformimin digjital”, ka shtuar Keck.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika