Një nga reagimet e Granit Xhakës në ndeshjen ndaj Serbisë u komentua nga analistja, Zana Avdiu, e cila bëri një postim në Facebook për të.
Kundëprgjigje ndaj saj pati edhe babai i Xhakës, Ragipi i cili për T7 tha se “Avdiut duhet t’i vije turp. Turp le t’i vjen që e quan Xhakën rrugaq. Është e turpshme që ajo i del kundër shqiptarisë, nuk e di se çka është sporti, e çka janë emocionet”.
E kjo deklaratë e tij ka zgjuar debat në emisionin “Dueli Botëror” në RTV Dukagjini. Trajneri i njohur Bylbyl Sokoli tha se “nuk duhet me i dhanë shumë rëndësi deklaratës së Zanës, sepse në momentin e përshkrimit e ka një këndvështrim tjetër. Xhaka dhe Shaqiri e gjithë sportistët e njohur nuk kanë hequr dorë nga Kosova dhe janë heronjtë tanë. Ne duhet të indetifikohemi me gjithë sportistët dhe artistët e suksseshëm”.
Teksa, analisti Yll Hoxha tha “Xhaka është futbollist luftarak, mund të ndëshkohet me të kuq, por jo për shkak të sjelljeve të pahijshme. Edhe Zana edhe të gjithë të tjerët duhet të kenë parasysh që kundër cilës pankinë ka luajtur Xhaka, një reagim i tillë është emocional dhe i natyrshëm, ai nuk e bën në çdo lojë atë”.
Kjo është nata e 16- të e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.
Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.