Deklarata e babait të Naim Murselit, Jashari: Shpeshherë nuk e dimë se çfarë kemi në familjen tonë

"Ndoshta ai është një baba fatkeq". Kështu ka thënë avokati Arbër Jashari pas deklaratës së Shaban Murselit, babait të Naim Murselit në "Debat Plus". Babai i të dyshuarit që ka organizuar vrasjen e gruas së vet është shprehur se gjendja aktuale emocionale e familjes Murseli është e rëndë

Avokati Arbër Jashari, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, për deklaratën e Shaban Murselit, babain e Naim Murselit, ka thënë se ndoshta ai është një baba fatkeq.

“Ndoshta ky është një baba fatkeq, nëse ajo se çfarë është duke thënë është e vërtetë. Shpeshherë nuk e dimë se çfarë kemi në mesin tonë, në familjen tonë”, ka thënë avokati Jashari.

Këtë situatë ai e ka përshkruar si tragjedi.

Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka deklaruar se gjendja aktuale emocionale e familjes Murseli është e rëndë.

Ai ka folur edhe mbi lajmet që kanë qarkulluar se Naimi ka pasur probleme psikike, duke mohuar një gjë të tillë. Ai ka thënë se Naimi ka pasur një defekt në zemër dhe jo diçka tjetër.

Lexo dhe: “Jemi në gjendje të rëndë emocionale, Naimi ishte fëmijë i hareshëm, s’ka qenë në gjendje një flutur ta mbysë”

“Gjendja jonë edhe emocionale edhe fizike është në gjendje të mjerueshme. E ndjera ka dy fëmijë që po përkujdesemi ne për ta, është shumë e rëndë. Ende po presim që në prani të psikologëve kur kthehen në Suedi t’u tregojmë për vdekjen. Naimi ka lindur me një defekt në zemër, vetëm dy muajsh në Zagreb e ka bërë një operacion dhe kjo ka qenë arsyeja pse kemi shkuar në Suedi”, ka thënë Shaban Murseli, babai i Naim Murselit.

Lxo dhe: “Nuk kam kontaktuar me Naimin, s’kam caktuar avokat”, thotë babai i Naim Murselit

Më tej, ai ka shtuar se nuk e ka kontaktuar Naimin dhe se nuk ka angazhuar ndonjë avokat për të.

Liridona Ademaj është vrarë më 29 nëntor në Bërnicë të Prishtinës, në një rast të grabitjes që dyshohet të ketë qenë i orkestruar dhe organizuar nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Të dyshuarit, që tashmë janë arrestuar, janë bashkëshorti Naim Murseli, Granit Plava dhe Kreshnik Kokalla.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masë paraburgimi prej një muaji ndaj tre të dyshuarve.

Ndërsa sot është rivarrosur trupi i Liridona Ademajt në fshatin e saj të lindjes në Rracaj të Gjakovës, ku trupi i së ndjerës me kërkesë të familjes është zhvarrosur nga varrezat e fshatit Cërmjan.

Qindra qytetarë kanë shkuar këtë të hënë që ta ngushëllojnë familjen Ademaj.

Në rivarrimin e së ndjerës kanë marrë pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ajo e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ajo e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe ajo e Industrisë, Rozeta Hajdari.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika