Deklarata e Bislimit, Çitaku: Pabesueshmërisht e papjekur dhe thellësisht e papranueshme

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se deklarata e zëvëndëskryeministrit Bislimi pas lirimit të policëve është “pabesueshmërisht e papjekur dhe thellësisht e papranueshme”

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se deklarata e zëvëndëskryeministrit Bislimi pas lirimit të policëve është “pabesueshmërisht e papjekur dhe thellësisht e papranueshme”.

“Si është e mundur që me një deklaratë, ZVKM, në vend se të falenderojë aleatët që siguruan lirimin e policëve të rrëmbyer, etiketon të gjitha vendet e rajonit si jodemokratike, dhe aleatët tanë si të pa aftë për të lexuar drejtë veprimet e Serbisë”, ka shkruar Çitaku.

Ajo është shprehur se zëvëndëskryeministri, SHBA-të dhe BE nuk kanë nevojë për leksione nga askush për t’ua sqaruar kush është Serbia.

“E dinë fare mirë. Kanë shërbime intelegjente shumë më të avancuara e të sofistikuara se ne. Ndërkohë, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë tanë. Që të trija anëtare të NATO-s, dhe vende kandidate me negociata të hapura për antarësim në BE”, ka shtuar ajo.

Çitaku ka theksuar se “doza e ironisë shumëfishohet kur këto deklarata vijnë nga një eksponent i lartë i një qeverie e cila u ka shpallur luftë mediave, sindikatave, bizneseve, dhe secilit që nuk mendon si ata”.

Pas lirimit të tre policëve të Kosovës të cilët ishin kidnapuar nga forcat serbe, ka reaguar zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Me anë të një postimi në Facebook, Bislimi ka thënë se implikimet si pёr sigurinё nacionale dhe atё rajonale, ashtu edhe pёr misionin e KFOR-it nё Kosovё do duhej tё ishin tema e vetme e adresuar.

Kjo sipas tij, “nuk mund dhe nuk guxon assesi tё kamuflohet me lirimin e rrejshëm dhe mediatik tё policёve tё kidnapuar”.

“Vendimi i sotёm i gjykatёs sё Kralevёs ёshtё certifikimi mё i fuqishёm i bankrotimit tё shtetit ligjor tё Serbisё. Njё gjykatё shtetёrore, merr vendim pёr akomodim tё njё premtimi politik tё presidentit tё shtetit. Njё vendim qё çon nё mbrojtje nё liri tё tre tё “akuzuarve” pёr armëmbajtje pa leje dhe ka brenda vetes edhe konstatimin se ata nё momentin e “arrestimit” ndodheshin brenda territorit tё Serbisё, nuk ka nevojё pёr ndonjё komentim”, ka shkruar Bislimi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika