Deklarata e Osmanit për urën e Ibrit, Shala: “Diss” ndaj qeverisë, vjen si rezultat i qëndrimeve të prera të Kurtit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar të enjten se Kosova duhet të sigurohet që ura në veri të hapet, në atë mënyrë që nuk nxit konflikt me aleatët e vendit e as prani të shtuar të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Osmani ka theksuar se kërkesa e ShBA-së për t’u koordinuar në lidhje me hapjen e urës nuk duhet të shihet si diçka negative.

“I lus qytetarët tanë që lutjen e Shteteve të Bashkuara që të ulemi dhe të flasim me ta, të mos e marrin as si imponim as si kundër Kosovës, e aq më pak kundër hapjes së urës, sepse kjo do të ishte një logjikë kundër vetë Kosovës. Nëse ne përdorim taktika të njëjta ndaj mikut, sikurse ndaj Serbisë, vërtet është e pafalshme”, kishte deklaruar Osmani.

Këtë deklaratë të Osmanit, eksperti i sigurisë, Drizan Shala po e cilëson si “diss” ndaj qeverisë Kurti.

“Meqenëse ne e dimë se presidentja e ka një afinitet me lëshu dissa në kontekstin e zhargonit muzikor, është një diss për qeverinë e Kosovës e paralajmëron dhe e sugjeron që veprimet e qeverisë në harmoni me interesat e saj janë në disharmoni me partnerët strategjikë”, ka deklaruar Shala.

Shala në emisionin “Rreth e Rrotull” ka thënë se kjo deklaratë e Osmanit vjen si rezultat i qëndrimit të prerë të kryeministrit Kurti për urën e Ibrit.

“Kjo deklaratë e saj vjen si rezultat i paralajmërimit të kryeministrit Kurti për urën e Ibrit dhe qëndrimin e tij të prerë për këtë çështje. Në anën tjetër, e kemi qëndrim të prerë edhe nga ana e KFOR-it”, ka vijuar ai.

Sipas Shalës, Kosova nuk duhet të lëshohet në “veprime të pamatura politike” të cilat mund të dërgojnë në konflikte të mundshme.

“Ne nuk duhet të lëshohemi në veprime të pamatura politike që mund të çojnë në ndonjë konflikt të mundshëm”, ka theksuar Shala.

Sipas vlerësimit të Shalës, megjithë diskutimet e bëra, ura e Ibrit nuk do hapet.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika