Deklarata e Putinit për armët bërthamore, Nesho: Ishte përgjigje ndaj Macron-it

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, ka thënë se deklarata e presidentit të Rusisë që po konsiderohet si kërcënuese, ishte një përgjigje ndaj presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili kishte thënë se do t’i ndihmojnë Ukrainës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, lidhur me deklaratën e presidentit rus, Vlademir Putin, që po konsiderohet si kërcënim për Perëndimin, ka thënë se kjo do të mbetet në nivelin e kërcënimit.

Nesho, në një lidhje direkte në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se çështja e armëve bërthamore nuk është diçka e zakonshme për t’u përdorur, dhe që përdoret vetëm për kërcënimet ndaj kundërshtarëve.

Ai ka thënë se kjo ishte një përgjigje ndaj presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili ka thënë se do t’i ndihmojnë Ukrainës.

“Putin-i e shikon se ka një situatë të tillë kritike. Ai kërkon që në çdo mënyrë të fitojë këtë luftë që ka në Ukrainë. Kërkon që me të gjitha mjetet që atje ka nuk ka mundësi për të bërë presion, sigurisht përdor çështjen e armëve bërthamore”, ka thënë tutje ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB.

Presidenti rus, Vladimir Putin, nisi fjalimin e tij vjetor drejtuar kombit më 29 shkurt duke paraqitur këndvështrimin e tij se si po përparon lufta kundër Ukrainës, për raportet e Rusisë me Perëndimin, kërcënoi me pasoja “tragjike” nëse NATO-ja dërgon trupa në Ukrainë.

“[Shtetet perëndimore] duhet ta kuptojnë se edhe ne kemi armë që mund të godasin caqet në territoret e tyre. E gjithë kjo, realisht kërcënon një konflikt me përdorim të armëve bërthamore dhe shkatërrim të njerëzimit. A nuk po e kuptojnë këtë ata?”, ka thënë Putin.

Lexo më shumë: Putin paralajmëron për rrezikun e një lufte bërthamore me NATO-n

Duke folur më pak se tre javë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, të cilat pritet t’i fitojë me lehtësi, Putin përsëriti narracionin se nisja e pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës ishte e nevojshme për të mbrojtur sovranitetin e Rusisë dhe sigurinë.

“Pavarësisht vështirësive dhe shijes së hidhur të humbjeve, njerëzit e mbështesin këtë zgjedhje”, tha ai për “operacionin e posaçëm ushtarak”, formulimin që përdor Kremlini për t’iu referuar pushtimit të Ukrainës që Moska nisi në shkurt të vitit 2022.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika