Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut, Sveçla: Populli ynë përgjatë gjithë historisë ka sakrifikuar për idealet e tij për liri e çlirim

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se populli shqiptar përgjatë gjithë historisë është angazhuar dhe ka sakrifikuar për idealet e tij për liri e çlirim

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se populli shqiptar përgjatë gjithë historisë është angazhuar dhe ka sakrifikuar për idealet e tij për liri e çlirim.

“2 korriku i vitit 1990 është ngjarja ndërsa pjesëmarrësit e asaj ngjarje janë vazhdimësia e këtyre përpjekjeve”, ka shkruar Sveçla.

Sveçla ka thënë se Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut të vitit 1990 është një nga aktet themeltare të pavarësisë së Kosovës.

“Angazhimi i delegatëve të atij Kuvendi e sakrifica e madhe e brezave të tërë për liri e pavarësi, na e dëshmojnë të gjithë neve se e përbashkëta është më e vlefshme se interesi e siguria individuale, e se sakrifica për të ardhmen e mund rehatinë e së tashmes”, ka shkruar pos të tjerash Sveçla.

Këtë të diel janë mbushur 33 vjet që kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut.

Në këtë ditë historike, Kosova është shpallur njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.

Deklarata e 2 Korrikut 1990 ishte akti që ka shënuar hapin historik institucional të pavarësimit të Kosovës, i cili është zhvilluar jashtë objektit të Parlamentit, në kushte të rrethimit nga forca të mëdha policore e ushtarake.

Deklaratën Kushtetuese mbi Kosovën si njësi të pavarur dhe të barabartë në kuadër të federatës apo konfederatës jugosllave e kanë shpallur në Prishtinë 111 delegatët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika