“Deklarata naive e Blinkenit”, Hovenier për Kurtin: Ishte i nxehur në ato momente – politika e jashtme amerikane nuk është e keqinformuar apo naive

"Komenti im është se në atë çast, ndjenjat ishin të nxehta dhe mendoj se është me rëndësi të pranohet kjo. Nuk besoj që aparati i politikës së jashtme amerikane, unë apo të tjerët jemi të keqinformuar ose naivë"

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier

“Mendoj se jo vetëm që është e padrejtë dhe e gabuar, e edhe lënduese, por në të njëjtën, kohë është shumë naive”, kjo deklaratë e Kurtit drejtuar sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, për ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, është e pranueshme, “pasi ndjenjat ishin të nxehta” në ato momente.

Hovenier, më tej, ka thënë se aparati i politikës së jashtme të ShBA-ve nuk është i keqinformuar apo naiv.

“Komenti im është se në atë çast, ndjenjat ishin të nxehta dhe mendoj se është me rëndësi të pranohet kjo. Nuk besoj që aparati i politikës së jashtme amerikane, unë apo të tjerët jemi të keqinformuar ose naivë. Mendoj se kemi kuptim të mirë të motiveve dhe veprimtarisë dhe veprimeve të aktorëve këtu. Por, qëllimi ynë është i qartë: duam të shohim Kosovën duke ecur përpara në rrugëtimin e saj evropian dhe euroatlantik”, ka thënë Hovenier në Rubikon të “Klan Kosovës”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika