Deklarata për Kosovën në “Kuvendin gjithëserb”, “Bomba që pritet të shpërthej”

Thirrje ndërkombëtarëve për të reaguar pas nënshkrimit të deklaratës mes qeverisë serbe e Republikës Srbska, kanë bërë partitë opozitare në Kosovë, të cilët thanë se kjo është një bombë që mund të shpërthejë në cdo kohë. Në reagimet e tri partive opozitare u tha se Serbia asnjëherë nuk ka ndryshuar

Bombë që mund të shpërthejë në çdo moment po vlerësohet në Kosovë, deklarata e nënshkruar nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe Republika Serpska.

Në deklaratën e një dite me parë, që u shpalos në të ashtëquajturën Kuvendi gjithëserb, u tha se “Kosova është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë” dhe që “Kuvendi gjithëserb mbështet përpjekjet për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit, të garantuar me ligjin ndërkombëtar, Rezolutën 1244 dhe rezolutat tjera të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një reagimi gjatë së dieles u ka bërë thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të marrin seriozisht përpjekjet e Beogradit për ta minuar fqinjësinë në mes shteteve të rajonit.

“Kosova është përcaktuar tashmë, në mënyrë të pa kthyeshme, për rrugën evropiane, ku të drejtat qytetare, ato kulturore si dhe ato etnike përbëjnë bërthamën e zhvillimit dhe bashkëjetesës. Kosova e ndjenë të vetën krejt diversitetin kulturor të saj dhe trashëgiminë që vjen prej atij diversiteti dhe do ta mbrojë dhe deshmojë atë si vlerë të shtuar. Po ashtu, LDK dëshmon edhe një herë se si në fillesë edhe tash i rrin përballë çdo përpjekje për cenimin e Republikës së Kosovës dhe integritetit të saj. Republika e Kosovës është produkt i pjekjes së një shoqërie për ta udhëhequr vetëveten, por edhe për të marr përgjegjësi për pakicat. LDK i mbetet garantuese këtyre vlerave dhe prosperimit të tyre. Ftojmë miqtë e Kosovës, që kanë dhënë shumë për lirinë e saj, t`i marrin seriozisht këto përpjekje të Beogradit zyrtar për minimin e fqinjësisë në mes shteteve në rajon dhe defunksionalizimin e arritjeve politike në të mirë të demokracisë në këto 30 viteve të fundit. Alarmi i djeshëm në Beograd, për ne që i njohim shpërthimet  e tyre fashiste në vazhdimësi, është kurdosje e një bombe që mund të shpërthej në çdo çast!”, thuhet nga LDK-ja

Ndërkohë, nga Partia Demokratike e Kosovës, thonë se Kosova nuk duhet të bie në grancat që bënë Serbia dhe se ky është provokim i drejtëpërdrejtë.

“Ky veprim është një provokim i drejtpërdrejtë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës dhe një sfidë për paqen dhe stabilitetin në rajon. Përfshirja e Kosovës në këtë dokument është e papranueshme dhe shkel parimet e pavarësisë dhe njohjes ndërkombëtare të Kosovës si një shtet i pavarur. Kjo situatë kërkon një reagim të menjëhershëm dhe të fortë nga komuniteti ndërkombëtar. Organet ndërkombëtare, si BE, SHBA dhe NATO, duhet të dënojnë këtë deklaratë dhe të bëjnë presion mbi Serbinë dhe Republikën Srpska për të respektuar kufijtë e njohur ndërkombëtarisht dhe për të mos ndërhyrë në punët e brendshme të Kosovës. Nevoja për reagim ndërkombëtar është urgjente për të siguruar që paqja dhe stabiliteti të mos vihet në rrezik dhe për të garantuar se integriteti territorial i Kosovës respektohet plotësisht..”, HISEN BERISHA – PDK.

Të tilla deklarat edhe sipas Besnik Tahirit të AAK-së, bien ndesh me thirrjet perëndimore për normlaitet në Ballkanin Perëndimor.

 

“Deklarata e të ashtuquajturit “Kuvendi gjithëserb” ku përmendet që Kosova “është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”, vërtetojnë mendësinë millosheviqiane, e cila rezultoi me disa lufta në Ballkan, gjenocidin në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë. Deklarata të tilla bie ndesh edhe me thirrjet perëndimore për normalitet në Ballkanin Perëndimor dhe me Marrëveshjen e Dejtonit”, thuhet nga BESNIK TAHIRI – AAK.

Ndërkohë që Asambleja Kombëtare e entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, Republikës Sërpska, do të mbajë një seancë në fillim të korrikut, për të ratifikuar Deklaratën e “Kuvendit gjithëserb”, të nënshkruar më 8 qershor.

 

 

 

 

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika