Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Kurti në Maqedoninë e Veriut, lidhur me ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren, ku kërkoi që punimet të nisin sa më shpejt.
Haradinaj u ka bërë thirrje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që të mos i besojnë kryeministrit Kurti.
Ai ka thënë se kryeministri Kurti “i ka bllokuar të gjitha rrugët e projektet, përfshirë edhe rrugën e Plavës”.
“Pasi nuk mund t’i gënjej më kosovarët, paska ardh të ju mashtrojë ju, për rrugën Tetovë – Prizren. Edhe në Shqipëri tentoi njëjtë, por nuk i besuan dhe e përzunë. As ju mos bini pre e mashtrimeve të tij”, ka shkruar ai.