“Deklaratat për Asociacionin, porosi kundër një ‘Republike Srpksa'”

Deklaratat e kryetarit të Komitetit për Politikë të Jashtme të Senatit Amerikan, se duhet njohje reciproke jo asociacion, si dhe mesazhi i kryetares së Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin britanik, se Britania e Madhe nuk do të mbështesë formimin e “Republikës Srpska” në Kosovë, po vlerësohen porosi për Serbinë se nuk do të lejohet të jetësohen apetitet e saj në Ballkan. Njohës të procesit të dialogut thonë se institucionet e Kosovës sa i përket asociacionit të komunave me shumicë serbe jetë të veprojnë vetëm në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetutese

Mitrovica e Veriut

“Duhet njohje reciproke, jo Asociacion në Kosovë”, kjo ishte deklaratë e kryetarit të Komitetit për Politikë të Jashtme i Senatit Amerikan, Robert Menendez.

Pos kësaj, për asociacionin ka folur edhe kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin britanik.

Për mediumin “Al Jazeera”, Alicia Kearns ka deklaruar se Britania e Madhe nuk do të mbështesë formimin e “Republikës Srpska” në Kosovë.

Alicia Kearns, Kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin britanik

“Paqartësia e gjuhës në planin [francezo-gjerman] është problematike. Flitet për vetëqeverisje. Çfarë do të thotë? A do të thotë kjo degë e ujit, rrymës dhe gazit, apo vetëqeverisje do të thotë struktura të veçanta qeverisëse? Ne nuk duhet të lejojmë ‘Republikën Srpska’ në Kosovë”, ka thënë Kearns.

Se a është kjo deklaratë në vijë me qëndrimin e Ambasadës Britanike në Kosovë, këta të fundit gjatë ditës nuk kanë treguar.

Deklarata të tilla të përfaqësuesve amerikan dhe britanik nga analistët në Kosovë po vlerësohen të rëndësishme, duke pasur për bazë pozicionet që bartin.

“Këto dy figura janë me rëndësi të veçantë sepse janë pjesë e ligjvënies edhe në Mbretëri të Bashkuar por edhe në SHBA. Por është mirë që edhe në kuadër të faktorit ndërkombëtar ka mendime ndryshe nga ata që e udhëheqin në të dy Qeveritë respektive”, ka thënë Raci.

Raci thotë se këto deklarata si dhe qëndrimet e emisarëve bartin mesazhe për palët në dialog, posaçërisht për Serbinë.

“Unë mendoj që është në kuadër të koherencës së qëndrimeve edhe të qeverive amerikane edhe britanike, sepse të dy qeveritë e kanë bërë të ditur se janë kundër “Republika Serbskas” së re në Ballkan, dhe natyrisht këta vetëm po e forcojnë vendimmarrjen e të dy shteteve të tyre në mënyrë që Serbisë duhet t’i bëhet e qartë se nuk mund të ketë apetite për diçka të ngjashme që është në Bosnje dhe Hercegovinë”, ka shtuar Raci,

Raci i cili në të kaluarën ishte pjesë e ekipeve negociatore në Bruksel, thotë se institucionet e Kosovës çfarëdo hapi që ndërmarrin, duhet jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika