Deklaratat për sulm eventual nga Serbia, Sadiku: Të përmendet lufta e të jemi kaq komodë, s’është në rregull

Deklaratat e dhëna ditë më parë nga krerët e shtetit për trajnime të grupeve terroriste në Serbi dhe rreziku që mund ta sulmojnë Kosovën, po shihen si shqetësuese nga Skender Sadiku, zv.kryesues në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut.

Sadiku thotë se të përmendet lufta me kaq komoditet nuk është në rregull.

“Të përmendet lufta dhe të jemi kaq komodë nuk është në rregull. Në Mitrovicë nuk na frikëson lufta, por me sa komoditet përmendet lufta, ndërsa në terren nuk punohet”, ka deklaruar Sadiku.

Sipas Sadikut, këto deklarata nuk duhet të shkaktojnë panik te qytetarët dhe të pengojnë jetën normale, sidomos në veri të vendit ku edhe ka problematika të tjera.

“Këto deklarata nuk janë të mira, unë e kam përjetuar luftën, kur është rrezikuar liria e këtij vendi, kam qenë pjesëtar i UCK-së, edhe nëse vjen lufta duhet që të gjithë të kryejmë detyrat tona, nuk guxojnë këto deklarata të ndikojnë te jeta e qytetarëve normalë”, ka vijuar Sadiku.

Ndërsa qytetari Ibrahim Deliu thotë se këto deklarata nuk mund të kenë ndikim negativ, pasi janë konkrete dhe vijnë pas informacioneve nga organet e sigurisë.

“Janë deklarata konkrete, vinë edhe nga organet e sigurisë. Nuk i shoh si ndikim negativ, është realitet i mundshëm që pritet me ndodhë”, ka deklaruar Deliu.

Ai thotë se qytetarët e veriut nuk kanë pse të ndihen të shqetësuar pasi kanë Policinë e Kosovës atje.

“Qytetarët e veriut nuk ndihen shumë të shqetësuar, kanë Policinë e Kosovës atje. Kosova rrezikohet nga një sulm i mundshëm potencial, por mbetet fokusi anash. Më e mira do ishte të jenë duke bërë përgatitje, në rast të një sulmi eventual të kundërpërgjigjen”, ka theksuar Deliu.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se deklarata e dhënë ditë më parë për trajnime të grupeve terroriste në Serbi dhe rreziku që mund ta sulmojnë Kosovën, nuk ka pasur për qëllim frikësimin e popullit por, sipas tij, të njoftohen ndërkombëtarët në mënyrë që të ndëshkohet Serbia.

Konjufca të enjten ka thënë se Kosova kurrë nuk ka qenë më e sigurt dhe se institucionet e sigurisë janë stabile edhe të gatshme për çfarëdo tendence që vjen nga Serbia.

“E dinë e gjithë shoqëria jonë, e dinë e gjithë bashkësinë ndërkombëtare që Serbia ka pretendime territoriale ndaj Kosovës. Prej këtyre pretendimeve, ajo nuk ka hequr dorë kurrë. Po të njëjtën kohë edhe Kosova kurrë nuk ka qenë më e përgatitur për me ju përgjigj çfarë do sfidave të sigurisë, kështu që populli i Kosovës duhet me qenë i sigurt, askush nuk i thotë këto deklarata për me i friksu a po për me shkaktu ndonjë panik. Populli i Kosovës është shumë i qetë, populli i Kosovës beson në shtet, populli i Kosovës dhe shoqëria jonë besojnë në institucionet tona efektive për me ju kundërvu çfarë do tendence të Serbisë për me destabilizu Kosovën, kështu ka qenë dhe kështu do të jetë gjithmonë”, ka thënë Konjufca.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika