Deklarimet e Vuçiqit, Preteni: I ka humb kompasi pas goditjes që mori në Banjskë

Hasan Preteni, ish-ushtaraku në emisionin "FIVE" të RVT Dukagjinit, ka shprehur pikëpamjet e tij lidhur me deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në lidhje me sulmin terrorist në Basnjkë të Zveçanit më 24 shtator. Preteni ka thënë se Vuçiqit "i ka humb kompasi" pas kësaj goditje që mori nga Policia e Kosovës në Banjskë

Hasan Preteni

“Deklarimet e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, nuk duhet t’i marrim seriozisht, pasi po i thotë pionieri i Vojislav Sheshelit dhe ish-ministri i Sllobodan Millisheviqit”, ka thënë ish-ushtaraku, Hasan Preteni, në “FIVE” të RVT Dukagjinit.

Preteni komentoi deklarimet e Vuçiq në lidhje me sulmin terrorist në Basnjkë të Zveçanit, të dielën e 24 shtatorit. Sipas tij ato janë “deklarime hipokrite e fashiste të cilët nuk munguan nga “drama queen”, siç është Vuçiqi”.

“Vuçiqi është në krye të një shteti që jeton nga gënjeshtra…. Vuçiq i ka humb kompasi edhe pas kësaj goditje që mori të dielën dhe për çdo ditë që po i merr i ka humb kompasi dhe nuk është racional dhe nuk duhet me marrë seriozisht. Nuk është me rëndësi se çka po thotë po kush po thotë, po e thotë Vuçiqi i cili opinioni e njohin, e njohin nga Bosnja, e njohim nga vitet 98 – 99 nga veprimet në Kosovë. Ishte pionier i Sheshlit, ministër i Millosheviqit, më pastaj që disa vite kryetar dhe të gjitha veprimet ishin janë të bazuara në gënjeshtra”, ka thënë Preteni.

Ndërsa, për ish-ushtarakun ajo çka bëri Policia e Kosovës në Bansjkë ishte një goditje e fuqishme dhe një rezultat i fuqishëm, pasi sipas tij, terroristët e kishin planifikuar këtë sulm, por, që iu dështoi.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika