Deklarimi i pasurisë nga zyrtarët publikë nuk po merret seriozisht

Nga 1 deri më 31 mars është koha kur afro 11 mijë zyrtarë publik janë të detyruar të bëjnë deklarimin e pasurisë. Edhe pse ende janë brenda afateve ligjore, numri që e kanë kryer këtë obligim nuk ka arritur as në 3 mijë. Nëse deklarimi nuk bëhet me kohë atëherë zyrtarët marrin dënime nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit dhe një afat shtesë prej 15 ditësh para se të bëhet kallëzim penal ndaj tyre

Afro 11 mijë zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë e tyre, kur kanë kohë vetëm deri më 31 mars.

Megjithatë, duket se ata këtë obligim nuk po e marrin shumë seriozisht.

Kjo pasi që numri i deklarimeve deri tani nuk është i kënaqshëm, e drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit shpreson që ky obligim të kryhet nga ta.

”Deri sot i kemi 2270 zyrtarë që e kanë që e kanë përfundu aplikimin nga ta janë 1 e 500 që e kanë fillu deklarimin e pasurisë, e derisa janë 11 mijë në tërësi që e kanë të obliguar ta kryejnë  këtë obligim të rëndësishëm ligjor, kjo do thotë që shumë nga ta nuk e kanë filluar procesin e fillimit të mbushjes së formularit”, ka thënë Yll Buleshkaj, Drejtor i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

Nëse deklarimi nuk bëhet brenda afateve ligjore atëherë pason një dënim për 30% të pagës për muajin e parë, dhe i jepet  edhe një afat kohor shtesë prej 15 ditësh.

E nëse nuk respektohet as ky afat që zyrtari publik ta deklarojë pasurinë, atëherë ka veprime ligjore.

“Përveç gjobës bëhet edhe objekt i kallëzimit penal në prokurorinë e shtetit që ajo pastaj e trajton dhe e edhe ata pastaj kryesisht shqiptojnë gjobë dhe pastaj një masë tjetër që shtrënguese që është burg me kusht”, ka thënë Yll Buleshkaj, Drejtor i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

Këtë proces e monitorojnë edhe Instituti i Kosovës për Drejtësi të cilët thonë se Agjencia duhet të marrë disa veprime sidomos gjatë verifikimit të pasurisë së deklaruar.

“Deri më tani nuk është marrë diçka në këtë drejtim dhe janë dy arsyeje e para është që nuk ka pasur një hetim dhe trajtim adekuat të deklarimit të pasurisë. Arsyeja e dytë është që edhe në këto raste janë krijuar ndoshta dilema të caktuara ligjore dhe që rastet nuk kanë shkuar tutje”, ka thënë Gzim Shala, IKD.

Në vitin e kaluar janë shqiptuar 49 dënime nga APK, ndërkaq asnjë rast nuk ka përfunduar me kallëzim penal.

Shija e redaktorit

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Të fundit nga rubrika