Deklarohet i pafajshëm ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi lidhur me akuzën për korrupsion

Ish-kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzën për “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”

Nagip Krasniqi në Gjykatë, 8 tetor 2024.



Nagip Krasniqi është deklaruar i pafajshëm për akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ai është deklaruar për këtë pas leximit të
aktakuzës nga prokurori.

Ndryshe, sot [e martë] ish kryeshefi i Kek-ut, Nagip Krasniqi paraqitet sërish në Gjykatë.

Pas ndërprerjes së seancës ditë më parë, sot do të mbahet shqyrtimi fillestar.

Ndryshe, Nagip Krasniqit, është i akuzuar për keqpërdorim detyre në dëm të KEK-ut në vlerë rreth 3 milionë e 230 mijë euro.

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë më 19 gusht të këtij viti ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar. Ai akuzohet se kishte filluar ta keqpërdorë detyrën zyrtare që nga 15.10.2021 deri më 19.04.2023.

Në padi thuhet se Krasniqi i kishte mundësuar tregtimin e energjisë një kompanie sllovene në Kosovë, e cila nuk kishte licencë, duke dëmtuar kështu KEK-un në vlerë rreth 3 milionë e 230 mijë euro, gjë që i mundësoi kompanisë nga Sllovenia tregtimin e energjisë elektrike në Republikën e Kosovës.

Ndërpritet seanca fillestare ndaj të akuzuarit Nagip Krasniqi, mbrojtja kërkon prova për aktakuzën

Të enjten ka nisur seanca fillestare e gjykimit ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, i cili akuzohet për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

Por, siç raporton ekipi në terren i TV Dukagjinit, pas disa minutave, seanca fillestare është ndërprerë për shkak se mbrojtja ka kërkuar, meqë ka thënë se nuk ka marrë të gjitha provat me të cilat është mbështetur aktakuza.

Mbrojtja e të akuzuarit ka përmendur disa nga provat që, që sipas tyre nuk i kanë pranuar, përfshirë edhe dëshmitë e dëshmitarëve, ndërsa prokurori ka thënë se i kanë dorëzuar të gjitha.

Krasniqi, i cili u arrestua më 19 prill të vitit të kaluar, është përballur me një operacion të gjerë bastisjeje nga Njësia e Veçantë e Hetimeve.

Arrestimi i Krasniqit ishte bërë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Gjatë këtij operacioni, janë kryer kontrollime në zyrën e tij në KEK dhe në dy banesat e tij private.

Ai ka qëndruar në paraburgim deri në shtator dhe, pas lirimit, iu ndalua t’i afrohej objektit të KEK-ut.

Krasniqi ishte emëruar në krye të KEK-ut në tetor të vitit 2021.

Sipas informacioneve, aktakuza ndaj tij është e ndarë plotësisht nga hetimi për të cilin ai ishte arrestuar vitin e kaluar.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika