Deklarohet Prokuroria e shtetit për vrasjen në rrugën “C” në Prishtinë

Vrasja në rrugën "C" në Prishtinë është klasifikuar si "Vrasje e rëndë" nga Prokuroria e shtetit

Prokurori i Shtetit

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, për RTV Dukagjinin ka thënë se vrasja në rrugën “C” në Prishtinë nga prokuroria është klasifikuar si “Vrasje e rëndë”.

Sipas saj, prokuroria është në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe institucionet relevante, dhe se janë duke punuar për zbardhjen e këtij rasti.

“Lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë iniciuar hetime në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë”, derisa në koordinim të plotë me Policinë dhe institucionet relevante janë duke u ndërmarrë veprime hetimore në mënyrë intensive, me qëllim të ndriçimit të gjitha rrethanave të këtij rasti, si dhe indentifikimit të personit/ave të dyshuar në këtë rast”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, për RTV Dukagjinin.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML, për obduksion”, ka shtuar ajo.

Ajo ka përfunduar duke thënë se “për shkak të ruajtjes së integritetit të hetimeve, aktualisht nuk mund të japim detaje të tjera”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika