Deklarohet Prokuroria në lidhje me rastin e 35-vjeçares e cila vdiq duke trajtuar dhëmbin

Në një përgjigje për RTV Dukagjini, bashkëpunëtori profesional në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Hekuran Batusha ka njoftuar se Prokuroria Themelore në Gjakovë tashmë ka pranuar kallëzimin penal dhe se pritet që Prokurori i Shtetit të parashtrojë kërkesën për paraburgim ndaj të dyshuarve

Prokuroria Themelore në Gjakovë

Prokurori i Shtetit do të parashtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit brenda afatit ligjor kundrejt ndaj dy të dyshuarve të arrestuar nën dyshimin për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor ndaj të ndjerës 35-vjeçare, kanë deklaruar nga Prokuroria Themelore në Gjakovë.

Në një përgjigje për Dukagjinin, bashkëpunëtori profesional në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Hekuran Batusha, ka njoftuar se Prokuroria Themelore në Gjakovë tashmë ka pranuar kallëzimin penal. Siç thotë ai, kërkesa për paraburgim pritet të realizohet.

“Ju njoftojmë se kemi pranuar kallëzimin penal kundër të dyshuarve, të njëjtit me vendim të prokurorit gjenden në ndalim policor prej 48 orësh dhe brenda afatit ligjor Prokurori i Shtetit në gjykatën kompetente do të parashtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor’”, ka deklaruar Batusha.

Një burrë dhe një grua janë arrestuar pasi dyshohet të kryer veprën penale “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor” ndaj viktimës 35-vjeçareje. Me vendim të prokurorit, të dy janë dërguar në mbajtje.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë, në një reagim publik, ka njoftuar se institucioni shëndetësor në Malishevë, ku humbi jetën 35-vjeçarja si pasojë e trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor, ka ushtruar veprimtari ilegale.

Ministria bëri të ditur se përmes Inspektoriatit Shëndetësor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, “menjëherë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet konform kompetencave pas rastit tragjik që rezultoi me fatalitet për një qytetare”.

“Një ngjarje e tillë, në rrethana kur një qytetare humb jetën pas marrjes së shërbimeve stomatologjike në Institucionin Privat Shëndetësor ‘Doktorat’, të cilët kanë ushtruar veprimtari ilegale, është e patolerueshme dhe do të angazhohemi që të ofrojmë të gjitha provat për dënime maksimale ndaj kryersve të kësaj vepre të rëndë”, thuhet në njoftim.

Njëkohësisht, MSH-ja njofton se janë shqyrtuar edhe raportet e komisionit të licensimit lidhur me veprimtarinë e këtij institucioni privat.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika