Del në ankand Ferrari që e bëri Schumacherin kampion

Sipas Sotheby's, një nga makinat Ferrari të Michael Schumacher-it , fitues i kampionatit nga sezoni 2000, pritet të arrijë deri në 9.5 milionë dollarë në ankand në Hong Kong

Makina do të shfaqet në Hong Kong në fillim të prillit.

Një nga veturat Ferrari të Michael Schumacherit që fitoi kampionatin nga sezoni 2000, pritet të arrijë deri në 9.5 milionë dollarë në ankand në Hong Kong muajin e ardhshëm, sipas Sotheby’s.

Ferrari F1-2000 u drejtua nga Schumacher gjatë fitores së tij në Çmimin e Madh të Brazilit, si dhe kur ai fitoi “pole position” në Çmimin e Madh të Monakos të njëjtin vit.

Ai sezon shënoi të parin nga pesë titujt radhazi botëror të shoferit gjerman me Ferrarin dhe kampionatin e parë të ekipit për 21 vjet, raportoi CNN.

Ferrari F1-2000, i menduar fillimisht si një veturë rezervë për shtatë herë kampionin e botës, do të dalë në ankand me Sotheby’s muajin e ardhshëm dhe pritet të arrijë midis 7.5 dhe 9.5 milionë dollarë.

Makina Ferrari F1-2000 e Michael Schumacher del në ankand.

Vitin e kaluar, F2003-GA e Schumacherit, në të cilën ai regjistroi pesë fitore në gara, u bë vetura më e shtrenjtë e Formula 1 në histori kur u shit për 14.9 milionë dollarë në Gjenevë të Zvicrës.

54-vjeçari pësoi një dëmtim të trurit të pësuar në një aksident me ski në dhjetor 2013.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika