Delegacioni i Kosovës merr pjesë në sesionin e janarit të Asamblesë Parlamentare të KiE-së

Në takimet e Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci, si dhe të Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejta të Njeriut pritet të zhvillohen diskutime lidhur me Kosovën. Në sesionin e parë, do të paraqitet për konsultim draft-rezoluta për sulmin terrorist të 24 shtatorit në pjesën veriore të Kosovës, e nisur nga deputeti gjerman Knut Abraham dhe zyrtarë të tjerë

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës.

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, në drejtim të kryesueses Saranda Bogujevci, janë duke marrë pjesë në sesionin e Këshillit të Evropës në Strasburg, që ka nisur të hënën dhe zgjasë deri më 26 janar.

Anëtarët e delegacionit, gjatë qëndrimit në Strasburg, do të angazhohen në punimet e sesionit, takime me grupe politike dhe komitete, si dhe do të zhvillojnë biseda me delegacione të tjera dhe personalitete të rëndësishme.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, gjithashtu do të qëndrojë në Strasburg për takime me personalitete dhe delegacione të tjera.

Ai pritet të marrë pjesë në takimin e Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci, ku do të adresohet çështja e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Siç ka njoftuar Kuvendi i Kosovës, në takimin e parë do të paraqitet për konsultim draft-rezoluta për sulmin terrorist të 24 shtatorit në pjesën veriore të Kosovës, iniciuar nga deputeti gjerman, Knut Abraham dhe të tjerë.

Në këtë kontekst, pritet të diskutohen edhe zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, përfshirë sulmin terrorist të Hamasit ndaj Izraelit.

Gjithashtu, do të trajtohen akuzat për torturë sistematike në vendet e paraburgimit në Evropë.

Sesionin do ta karakterizojë edhe debati mbi situatën e fëmijëve të Ukrainës, ku është bërë kërkesa për një debat urgjent.

Presidenti i Republikës së Qipros, presidenti i Malit të Zi dhe kryeministri i Lihtenshtajnit do të adresohen gjithashtu para Asamblesë.

Liderja e opozitës bjelloruse, Sviatlana Tsikhanouskaya, do t’i drejtohet Asamblesë gjatë debatit për “Një e ardhme demokratike për Bjellorusinë”.

Në përfundim të sesionit, parlamentarët do të zgjedhin Komisionerin e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut.

Në mes të temave të tjera, do të debatohet edhe roli i OECD-së pas agresionit të Federatës Ruse kundër Ukrainës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika