Delegacioni i Parlamentit Evropian do të vizitojë Tiranën javën e ardhshme

Një delegacion i përbërë nga shtatë anëtarë të Parlamentit Evropian do të vizitojë Tiranën javën e ardhshme. Delegacioni i udhëhequr nga David McAllister, do të takojë liderët politikë të vendit, përfaqësues të opozitës dhe të shoqërisë civile

Një delegacion i përbërë nga shtatë anëtarë të Parlamentit Evropian (PE) do të vizitojë Tiranën javën e ardhshme.

Sipas një njoftimi të PE-së, vizita e delegacionit ka për qëllim të shpreh mbështetjen për shtyerjen përpara të procesit të zgjerimit dhe për të vlerësuar reformat në Shqipëri.

Ndërsa, euro-deputetët pritet të rikonfirmojnë gatishmërinë e Shqipërisë për të nisur negociatat e anëtarësimit.

Parlamenti Evropian

Gjatë vizitës së delagacionit do të trajtohen çështjet e vëna në dijeni në raport me rezolutën mbi Shqipërinë që Parlamenti Evropian ka miratuar në seancën e 19 majit.

Parlamenti Evropian vlerëson se Shqipëria i ka plotësuar kushtet e nevojshme për të nisur zyrtarisht negociatat e anëtarësimit.

Delegacioni i udhëhequr nga David McAllister, do të takojë liderët politikë të vendit, përfaqësues të opozitës dhe të shoqërisë civile.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika