Delfin Pllana emërohet ambasador i Kosovës në Hungari

Delfin Pllana është emëruar ambasador i Republikës së Kosovës në Hungari, njoftoi presidentja Vjosa Osmani

Delfin Pllana është emëruar ambasador i Republikës së Kosovës në Hungari.

Kështu bëri të ditur presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një postim në “X”, ku shkroi se ambasadori Pllana do të vazhdojë t’i forcojë lidhjet midis vendeve.

“I shpreh urimet e mia më të mira ambasadorit të emëruar Delfin Pllana, ndërsa ai merr detyrën e re si ambasador i Republikës së Kosovës në Hungari. Unë jam e bindur se ai do të vazhdojë t’i forcojë lidhjet midis vendeve tona dhe t’i thellojë lidhjet midis popujve tanë”, shkruan Osmani.

 

Ndryshe, Pllana ishte ambasador i Kosovës në Bullgari.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika