Deliu e akuzon Bislimin për “qasje propagandistike”

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, e ka kritikuar qasjen e zëvendëskryeministrit të parë, Besnik Bislimi, pasi ky i fundit në fjalën e tij gjatë seancës ku po diskutohet për Raportin e Progresit, ka thënë se i njëjti ka folur për 60 mijë vende të punës

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, e ka akuzuar zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, për qasje propagandistike, pasi ky i fundit në fjalën e tij gjatë seancës ku po diskutohet për Raportin e Progresit, ka thënë se i njëjti ka folur për 60 mijë vende të punës.

Deliu thotë në raport nuk ceket asnjëherë kjo çështje.

“Bislimi më shumë foli për propagandë qeveritare sesa iu referua raportit të fundit të vendit të cilin e kemi shqyrtuar tash e sa kohë. Ishte një qasje propagandistike, sepse askund raporti nuk flet për 60 mijë vende të punës, nuk e cek se s’ka asnjë citim në raport që iu referohet 60 mijë vendeve të punës, ndërkohë që gjendja sa i përket legjislacionit, kritikat kryesore janë në përshpejtimin me ligjet që vijnë me procedura të përshpejtuara, me qasjen arrogante të kësaj qeverie, në mungesën e kuorumit..”, tha ajo.

Deliu pati një kërkesë edhe për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili është edhe prezent në seancë.

“I nderuar kryeministër, kam një lutje për rastet e dhunës e vrasjet e trishta… ju lutem kryeministër dilni në mbështetje Policisë së Kosovës, bëni një task-forcë për t’i ndaluar këto raste të dhunës që po i shohim çdo ditë, vrasjet, vetëvrasjet, grabitjet janë fenomene që kanë goditur rëndë shoqërinë tonë”, tha ajo.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika