Deliu-Kodra: Dy vite të Osmanit në Presidencë simbolizohen me servilizëm ndaj Kurtit

"Dy vite të Vjosa Osmanit në Presidencë simbolizohen me servilitet ndaj Albin Kurtit dhe asnjë rezultat të vetëm konkret në kompetencat e saj kushtetuese", kështu ka deklaruar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, me rastin e dyvjetorit të Osmanit si presidente

Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se dy vjet të presidentes Vjosa Osmani në Presidencë simbolizohen me “servilizëm ndaj Albin Kurtit”.

Përmes një postimi në Facebook, Deliu-Kodra e ka kritikuar të parën e vendit se ka reduktuar rolin e saj në notere të kryeministrit Kurti, dhe, sipas saj, në këto dy vjet, Osmani nuk ka ndonjë rezultat konkret në kompetencat e saj kushtetuese.

Ajo madje e ka kritikuar Osmanin edhe për sulme ndaj ish-krerëve të UÇK-së, për të cilët, ka filluar procesi gjyqësor në Hagë, të hënën e tre prillit, që sipas saj, tashmë nuk kanë mundësi të kundërpërgjigjen.

“Një presidente e cila e ka reduktuar rolin e saj në notere të kryeministrit, nuk mund të flasë për vullnet qytetar dhe për mbrojte të interesit të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Asnjë njohje, asnjë anëtarësim i Kosovës në organizata ndërkombëtare, asnjë angazhim konsistent. Asnjë fuqizim të subjektivitetit tonë ndërkombëtar. Mbetet e njohur për sulmet ndaj oponentëve politikë, të cilët sot nuk kanë mundësi të kundërpërgjigjen, sepse padrejtësisht gjykohen për luftën e UÇK-së”, ka thënë Deliu-Kodra.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, në dyvjetorin e marrjes së mandatit si e para e shtetit, ka thënë se i vetmi udhërrëfyes në çdo punë e veprim të saj është vullneti qytetar dhe interesi i Republikës së Kosovës.

Kështu ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook, ku ka shtuar se vullneti qytetar dhe interesi i Kosovës do të mbeten udhërrëfyes deri në fund të mandatit si presidente.

“Dy vite si Presidente e juaja! Si gjithnjë, i vetmi udhërrëfyes në çdo punë e veprim timin është vullneti qytetar dhe interesi i Republikës së Kosovës. Kështu do të jetë deri në fund të mandatit! Faleminderit përjetësisht për besimin”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Në dyvjetorin si presidente, Osmani: Udhërrëfyes në çdo punë e veprim është vullneti qytetar dhe interesi i Kosovës

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika