Deliu-Kodra fton Prokurorinë të nis hetimet për grantet e bujqësisë

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës [PDK], Blerta Deliu-Kodra ka akuzuar Ministrinë e Bujqësisë, duke thënë se e ka refuzuar të mbështesë projektet e “Kooperativës Bujqësore Krusha”, të Fahrije Hotit dhe se ka vendosur të subvencionojë projektin e vëllait të deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli.

Deliu-Kodra përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se pushteti e ka humbur rrugën. Tutje ajo ka “akuzuar” Ministrinë e Bujqësisë për ndarjen e 100 mijë euro për vëllaun e deputetes, Fitore Pacollit. Deliu-Kodra ka kërkuar nisjen e hetimeve për grantet dhe subvencionet në sektorin e bujqësisë.

“Ky pushtet definitivisht e ka humbur rrugën. Merreni me mend, Ministria e Bujqësisë ia ka ndarë 100 mijë euro vëllaut të Fitore Pacollit, vetëm katër ditë pasi e regjistroi biznesin ndërkohë që ia ka refuzuar projektin Fahrije Hotit, që aplikoi me Kooperativën Bujqësore ‘Krusha’. Fitore Pacolli është kryetare e Komisionit parlamentar për Bujqësi. Prokuroria menjëherë duhet të nis hetimet”, ka shkruar ajo.

Shija e redaktorit

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Panairi i Librit në Tiranë – Dukagjini me zbritje ditore...

Panairi i Librit ka hapur dyert në Tiranë, duke sjellë për lexuesit shqiptarë botime dhe oferta që e bëjnë këtë vit të veçantë. Në stendën...

Të fundit nga rubrika