Deliu-Kodra: Kërkojmë nga Qeveria koordinim me aleatët, të rrugëtojë me partnerët e saj

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se Kosova nuk ka pasur asnjëherë përvjetor më të zbehtë të pavarësisë sesa 16-vjetori, pasi siç thotë ajo, ky përvjetor u shënua pa miq dhe aleatë.

Deliu-Kodra ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se ky përvjetor u shënua pa aleatë që e kanë ndihmuar Kosovën në rrugëtimin e saj që nga bërja shtet deri në konsolidim.

Ajo ka kërkuar nga qeveria koordinim me aleatët.

“Nuk ka pasur asnjë përvjetor më të zbehtë, Kosova ka shënuar këtë përvjetor pa miqtë e saj të rëndësishëm, pa aleatë që e kanë ndihmuar Kosovën në rrugëtimin e saj që nga bërja shtet deri në konsolidim. Në kohën kur Kosova ka sanksione, kemi kërkuar koordinim dhe qartësi në rrugëtimin tonë euroatlantik”, ka deklaruar Deliu-Kodra.

Sipas saj, pas zhvillimeve të fundit në Banjskë, Kosova duhet të ruajë partneritetin dhe aleancat.

“Nuk dua të besoj se do të ketë sanksione të reja, por qeveria të jetë e vëmendshme që është në rrugë të rëndë në të cilën tash e sa kohë e ka futur Kosovën edhe qytetarët e saj, partneriteti duhet të forcohet më shumë në këtë kohë të invazionit të Serbisë, pas zhvillimeve në Banjskë, aleanca dhe partneriteti të ruhet, Kosova të rrugëtojë me partnerët e saj”, ka vijuar ajo.

Deliu-Kodra: Ka një degradim të punës në Kuvend

Ajo ka kritikuar pushtetin edhe për degradim të Kuvendit.

Deliu-Kodra ka shprehur shqetësimet e saj se po zvarriten shumë pikat të rendit të ditës.

“Ka një degradim të punës së Kuvendit të Kosovës, janë diku 50 pika që të shqyrtohen brenda kuvendit. Kemi zvarritje të agjendës legjislative për shkak të pafuqisë dhe degradimit të institucionit, që është kuvendi. PDK do ta adresojë çështjen e migirmit të qytetarëve të Kosovës, të flasim për këtë fenonem shqetësues, të shohim sa do të jetë e gatshme qeveria”, ka theksuar ajo.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika