Deliu-Kodra kërkon mekanizëm të pavarur për monitorimin e Dhomave të Specializuara

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar krijimin e një mekanizmi profesional dhe të pavarur për monitorimin e procedurave pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, duke u bazuar në shqetësimet e ngritura në raportin e Avokatit të Popullit.

Duke folur në Kuvendin e Kosovës, Deliu-Kodra tha se raporti ngre shqetësime për pavarësinë, mbikëqyrjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut të katër ish-drejtuesve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Ajo veçoi vlerësimin se mandati i Dhomave të Specializuara ka devijuar nga qëllimi fillestar, si dhe shqetësimet për transparencën, llogaridhënien, barazinë e palëve dhe të drejtën për gjykim të drejtë.

Ajo kërkoi që Kuvendi dhe Qeveria të ndërmarrin hapa për adresimin e këtyre shqetësimeve, si dhe që ato të përcillen te mekanizmat ndërkombëtarë, përfshirë Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë plotësisht të drejtë në respektimin e plotë të garancive të tyre procedurale, familjet e tyre kanë të drejtë të presin që institucionet e Kosovës të përmbushin detyrën e vetë me seriozitet dhe vendosmëri. Prandaj në emër të PDK kërkojmë që ky Kuvend dhe Qeveria të mundësojnë mbështetjen e një mekanizmi profesional dhe të pavarur për monitorimin e procedurës pranë Dhomës së Specializuar në përputhje të plotë me kornizën ligjore dhe garancitë për pavarësi të gjyqësorit”, ka deklaruar Deliu-Kodra.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika