Deliu-Kodra: Marrëveshja Kurti-Vuçiq siguron autonomi për serbët e Kosovës

Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu ka deklaruar se dakordanca e së hënës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk është garanci se do të lëvizë pozicioni i Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare

Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se dakordanca e së hënës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk është garanci se do të lëvizë pozicioni i Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Deliu-Kodra në një postim në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se vetëm njohja e ndërsjellë do t’i shërbente Kosovës.

“Marrëveshja e dakorduar në fakt, nuk ofron asnjë garanci nëse do të lëvizë pozicionin e Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare, pos që siguron avancimin e pozitës serbe në Kosovë në shkallë autonomie në lidhje të drejtpërdrejtë me Serbinë, që në Kushtetutën e saj mban Kosovën si pjesë të saj integrale. Vetëm njohja e ndërsjellë do t’i shërbente Kosovës si kundërargument ndaj shteteve dhe organizatave, të cilat kontestojnë shtetësinë e Kosovës duke i mohuar vendin e merituar në hapësirën ndërkombëtare”, ka deklaruar ajo.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika