Deliu-Kodra për marrëveshjen në Ohër: Kurti po bën lojë fjalësh

Deputetja e PDK-së, Deliu-Kodra, ka kritikuar kryeministrin Kurti për marrëveshjen në Ohër, duke thënë se ai po bën lojë fjalësh ndërmjet Asociacionit dhe vetëmenaxhimit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se PDK-ja ka ngritur shqetësimet e saj në lidhje me marrëveshjen e arritur në Ohër.

Deliu-Kodra ka kritikuar kryeministrin Kurti për lojë fjalësh ndërmjet Asociacionit dhe vetëmenaxhimit, dhe, sipas saj, këto shqetësime të PDK-së do të adresohen të enjten në Kuvendin e Kosovës para Kurtit.

“Ne kemi pritje serioze lidhje me marrëveshjen. Kemi shqetësime serioze, kemi qenë shumë të qartë për shqetësimet që i kemi adresuar. Kurti kishte lojë fjalësh për vetadministrim, për vetëmenaxhim, cili është dallimi ndërmjet vetadministrimit dhe vetëmenaxhimit”, ka thënë Deliu-Kodra.

Deliu-Kodra ka thënë se kryeministri Kurti e ka sjellë Kosovën deri në këtë pikë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika