Deliu-Kodra për vlerën e koeficientit: Koeficient për rritje të varfërisë, koeficient i ikjeve të të rinjve

Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë ka thënë se vlera e koeficientit për vitin 2023 është arritur në 105. Sipas deputetes së PDK-së, vlera e re e koeficientit të pagave paraqet përshpejtimin e ikjes së profesionistëve nga institucionet shtetërore dhe se e njëjta godet policët, mësuesit, mjekët dhe jo vetëm

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu ka thënë se koeficienti për rritjen e pagave është një i atillë për rritje të varfërisë.

Një reagim i tillë vie pasi Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë ka deklaruar se vlera e koeficientit për vitin 2023 është arritur në 105. Sipas Deliut, konficienti paraqet përshpejtimin e ikjes së profesionistëve nga institucionet shtetërore.

“Ky nuk është koeficient për rritjen e pagave, ky është koeficient për rritje të varfërisë, të depresionit koletiv, të pasigurisë. Ky është koeficient i ikjeve të të rinjve! Ky është konficient i përshpejtimit të ikjes së profesionistëve nga institucionet shtetërore, duke e dobësuar sistemin shtetëror të Kosovës. Kështu goditen policët, mësuesit, mjekët, infermierët dhe të gjithë profesionistët tjerë! #GjithçkaShtrenjtë , #PagatNjëjtë”, ka shkruar Deliu.

Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë ka thënë se vlera e koeficientit për vitin 2023 është arritur në 105. Sipas tij në janar të vitit 2024, i njëjti do të jetë 110.

E reja sipas tij është se për çdo vit do të vlerësohen mundësitë buxhetore dhe do të bëhet ndryshimi i koeficientëve sipas atyre mundësive.

Kreu i Qeverisë ka thënë se Fondi i pagave për herët të parë po rritet me 100 milionë euro.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika