Deliu kritikon RTK-në, thotë se nuk ia transmetoi konferencën PDK-së

Blerta Deliu e ka kritikuar mediumin publik për mostransmetimin e konferencës së PDK-së, ajo ka kërkuar sqarime në lidhje me këtë çështje

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka kritikuar mediumin publik të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), për të cilët ka thënë se nuk e kanë transmetuar konferencën e tyre ku flitej për keqpërdorime në sektorin energjetik.

Ajo ka kërkuar nga RTK, që të sqarohen në lidhje me këtë rast.

“Në konferencën e djeshme kanë qenë të gjitha mediat, dua t’i falënderoj ata. Në konferencën e djeshme ka qenë edhe RTK, kronika në lajme ka munguar, ne nuk e kemi parë storjen tonë. Mediumi publik nuk e ka transmetuar konferencën, kjo është sulm ndaj demokracisë ndaj fjalës së lirë. Kërkoj nga RTK që të sqarohet në lidhje me këtë shkarje sepse ka penguar”, ka deklaruar Deliu.

Në vazhdim ajo ka ripërsëritur kërkesën e PDK-së, që të votohet themelimi i një komisioni hetimor parlamentar që do të hetonte dyshimet mbi keqpërdorimet e mundshme në sektorin energjisë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika