Deliu: Opozita sot është konstruktive, e Qeveria e Kurtit nuk po e mirëpret këtë

Deputetja, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se ka raste kur Qeveria barrikadohet dhe më këtë opozita nuk po mundet që të gjejë një kompromis dhe të shtyjnë kauza dhe çështje që I preokupojnë qytetarët

Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra

Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se se opozita në Kosovë është shumë konstruktive, e këtë Qeveria nuk e mirëpret.

Deliu në emisionin “Five” tha se ka raste kur Qeveria barrikadohet dhe më këtë opozita e Qeveria, nuk po mundet që të gjejë një kompromis dhe të shtyjnë kauza dhe çështje që i preokupojnë qytetarët.

“Ne si PDK kemi përkrah shumë iniciativave të Qeverisë. Qoftë për kalimin e pandemisë qoftë për marrëveshjet e ndërkombëtare.  Opozita sot është jashtëzakonisht konstruktive dhe Qeveria nuk e mirëpret këtë, e cila shumshpesh shohim rastin e barrikadat të saj, e kemi parë prej buxhetit ku ka kaluar se fundi, rasti i fundit me Trustin. Nuk kemi mundur të gjejmë një kompromis dhe të ulemi bashkë dhe të shtyjmë kauza, e çështje që preokupojnë qytetarët”.

Deliu tha se Qeveria nuk mund të ankohet se nuk ka fuqi politike për të shtyrë kauza përpara, pasi ka 52 për qind të pushtetit.

“Qeveria e Albin Kurtit nuk mund të ankohet për mungesë të fuqisë politike për të shtyrë kauza përpara, ka 52 për qind të pushtetit. Arrogancë e numrave e kemi parë çdo ditë edhe në përballjet në punën  tonë parlamentare, ku iniciativat e opozitës nga çfarëdo lloje partie që kanë ardhë nuk janë mirëprit.”.

Deliu shtoi se sa i përket dialogut me Serbinë, Qeveria shumë pak po diskuton për mbylljen e këtij procesi të njohje reciproke.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika