Deliu për dorëheqjen e Mehajt: Më mirë të shkarkohen Rozeta Hajdari, Mimoza Kusari e Martin Berishaj

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas dorëheqjes së Armend Mehajt duke thënë se "truri" po ik nga Albin Kurti dhe para lejimit të dorëheqjes së Mehajt, është dashur të shkarkohen Kusari-Lila, Hajdari e Berishaj për "aferat korruptive"

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas dorëheqjes së Armend Mehaj, duke thënë se “truri po ikë nga Albin Kurti”.

Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, Deliu thotë se para lejimit të dorëheqjes së Mehajt, është dashur të shkarkohen Rozeta Hajdari, Mimoza Kusari – Lila, e Martin Berishaj.

“Përndryshe, para Armendit, është dashur të shkarkohen e jo tu lejohet dorëheqja, Rozeta Hajdari, Mimoza Kusari – Lila, Martin Berishaj dhe nja 50 zyrtarë tjerë të përfshirë në afera korruptive e skandale të ndryshme”, ka shkruar Deliu.

Deliu e ka përmendur edhe fondin e sigurisë, ku i ka drejtuar pyetje kryeministrit se sa është shuma e mbledhur në të.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika