Dëme të mëdha materiale nga zjarri në Graçanicë

Rasti i zjarrit të shkaktuar pasditen e së enjtes në një fshat të Graqanicës është duke u hetuar me vendim të prokurorit. Ky zjarr raportohet të ketë shkaktuar dëme të mëdha materiale

Ilustrim

Një objekt afarist është përfshirë nga zjarri duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në fshatin Suhodoll të Graqanicës , bën të ditur Policia e Kosovës.

Përmes raportit 24-orësh, bëhet e ditur se si pasojë e zjarrit, janë djegur dy vetura, dy makina pune, disa mjete dhe pajisje të tjera.

“Është raportuar se nga zjarri ishte përfshirë një objekt afarist pronë e viktimës mashkull kosovar. Si pasojë e zjarrit ishin djegur dy vetura, dy makina pune, disa mjete dhe pajisje të tjera, ku vlera e dëmit të shkaktuar nga zjarri vlerësohet të jetë e madhe. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, të enjten.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika