Dëmet nga vërshimet, AKK: Qeveria t’u mundësojë komunave një fond emergjent

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka vizituar komunën e Skenderajt, pas dëmeve nga vërshimet. Bordi i AKK-së ka kërkuar që Qeveria t’u mundësojë Komunave një fond emergjent

Pasojat e vërshimeve në Komunën e Skenderajt (foto: Marjan Komani; ilustrim)

Delegacioni i Bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës ka vizituar, të dielën e 22 janarit, komunën e Skenderajt, pas dëmeve nga vërshimet.

Siç njofton AKK, kjo vizitë u bë për të parë nga afër situatën pas vërshimeve nga të reshurat dhe për t’u solidarizuar me qytetarët e zonave të prekura.

“Delegacioni i Bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës në përbërje z.Agim Aliu – kryetar, z.Imri Ahmeti – nënkryetar, z.Bali Muharremaj – anëtar dhe z.Sazan Ibrahimi – drejtor Ekzekutiv, kanë vizituar sot Komunën e Skenderajt, ku janë pritur nga kryetari z.Fadil Nura. Kjo vizitë u bë për të parë nga afër situatën pas vërshimeve nga të reshurat dhe për t’u solidarizuar me qytetarët e zonave të prekura nga kjo fatkeqësi natyrore. Po ashtu delegacioni i Bordit të AKK-së me këtë rast shprehu solidarizim me gjitha zonat e prekura nga vërshimet në komunën e Skenderajt, Istogut, Mitrovicës, Klinës, Podujevës dhe zonat e tjera, të cilat u prekën nga të reshurat e shiut”, ka shkruar AKK-ja në njoftim.

Bordi i AKK-së ka kërkuar që Qeveria t’u mundësojë komunave një fond emergjent, pasi vërshimet nuk janë problemi i vetëm, me të cilin, komunat mund të përballen sa u përket fatkeqësive natyrore.

“Bordi i AKK-së ka kërkuar që Qeveria duhet t’u mundësojë Komunave një Fond Emergjent, pasi vërshimet nuk janë problemi i vetëm, pasi gjatë vitit Komunat ballafaqohen edhe me fatkeqësi të tjera natyrore. Prandaj, Bordi kërkon që Fondin Emergjent ta menaxhojnë Komunat për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të tyre”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

Ndryshe, në takim u diskutua edhe për mundësinë e bashkëpunimit mes komunave në raste të fatkeqësive natyrore.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika