Vërshimet që përfshin disa komuna të Kosovës, kanë shkaktuar dëme materiale te familjet e prekura.
Në nga këto komuna është ajo e Skenderajt, e cila është më e prekura, në përkrahje të së cilës është mobilizuar komuna e Malishevës, banorët dhe bizneset e saj.
Kryetari i Malishëvës, Ekrem Kastrati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se situata është e rënduar si pasojë e vërshimeve.
“Në përkrahje të familjeve të prekura nga vërshimet në Skenderaj. Situata e rënduar si pasojë e vërshimeve që ditë më parë përfshiu disa qytete në Kosovë, në masë më të madhe Skenderajn, ka prekur tej mase edhe shpirtin e mirë të qytetarëve dhe bizneseve të Komunës së Malishevës, që në koordinim me Komunën tonë kanë nisur një aksion të grumbullimit të disa pakove ushqimore dhe higjenike, që sot i kemi dërguar në Skenderaj”, shkroi Kastrati.
“Jam tejet i lumtur me ekipin organizative dhe në përgjithësi me qytetarët dhe bizneset tona, që u bënë pjesë e këtij aksioni për të mbështetur familjet në fjalë, dhe urojmë që jo vetëm Skenderaj, por askush të mos jetë në të ardhmen i rrezikuar nga fatkeqësi të tilla natyrore”, shtoi ai.
Të reshurat e dendura të shiut përveç që sollën në Kosovë vërshime dhe shkaktuan dëme që po besohen të jenë disa milionëshe, në Drenicë sollën edhe ofendimet raciste kundër kësaj pjesë të Kosovës, respektivisht, kundrejt Skenderajt.
Për këtë kanë folur nga aspekti sociologjik, Jeton Brajshori dhe Gent Xërxa, ndërsa nga aspekti historik dhe politik se pse janë ende prezente këto ofendime raciste, ka folur këshilltari i ish-presidentit, Hashim Thaçi, Ismail Syla.