Demi pas takimit me Osmanin: Do të bojkotojmë zëvendësimin e orëve të humbura nga greva

Pas takimit me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetari i Këshillit të Prindërve, Demi ka thënë se bllokimi i plotë i sistemit arsimor është i papranueshëm dhe se zëvendësimet e orëve të humbura do të bojkotohen

Kryetari i Këshillit të Prindërve, Jeton Demi (Autor: EO)

Kryetari i Këshillit të Prindërve, Jeton Demi ka bërë të ditur se zëvendësimet e orëve të humbura të mësimit pas përfundimit të grevës do të bojkotohen.

Pasi është përfunduar takimi me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Demi ka thënë se bllokimi i plotë i sistemit arsimor është i papranueshëm dhe njëherësh, se Qeveria e Kosovës dhe SBAShK-u duhet të gjejnë zgjidhje sa më parë.

Foto përgjatë takimit të Presidentes Osmani me Këshillin e Prindërve, Këshillin e Nxënësve  dhe përfaqësues nga Koalicioni i OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve

“Nuk është roli ynë që të gjejmë një zgjidhje mes palëve. Kemi shprehur shqetësimin e prindërve se bllokimi i plotë i sistemit arsimor është i papranueshëm dhe e shkel rëndë të drejtën e fëmijëve për shkollim. Deri tani e kemi dhënë atë deklarim dhe do t’i qëndrojmë prapa”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se “nxënësit duhet të jenë në qendër të interesimit tonë për të tejkaluar krizën në arsim”.

Osmani takohet me Këshillin e Prindërve: Nxënësit duhet të jenë në qendër të interesimit tonë

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika