Një mjet i dyshuar shpërthyes është deminuar nga njësiti i KFOR-it të mërkurën e shtatë qershorit në Drenas.
Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Një person kishte njoftuar se kishte hasur në një mjet shpërthyes derisa njësiti policor siguroi vendin e ngjarjes.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i KFOR-it ka larguar mjetin pa incidente”, thuhet në raport.