Demokracia në Veprim do ta monitorojë procesin zgjedhor me 550 vëzhgues

Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim (DnV), do të monitorojë procesin zgjedhor të 9 shkurtit në tërë territorin e Kosovës, kjo me qëllim të promovimit të transparencës dhe rritjes së besimit të publikut ndaj procesit zgjedhor.

Zgjedhjet parlamentare 2025 do të monitorohen me gjithsej 550 vëzhgues në terren, të cilët do të raportojnë në intervale të rregullta përgjatë ditës së zgjedhjeve për mbarëvajtjen, procesin e tërësishëm dhe numërimin e votave.

Qendra e konferencave dhe thirrjeve

Qendra e thirrjeve do të përbëhet nga 50 operatorë të cilët do të pranojnë dhe përpunojnë të dhënat në mënyrë digjitale nga vëzhguesit në terren.
Të dhënat e përpunuara do të publikohen nëpërmjet konferencave për media që do të organizohen gjatë ditës.

Qendra e konferencave dhe thirrjeve do të vendoset në Hotel Sirius në Prishtinë, adresa: Agim Ramadani, Pristinë.

Orari i konferencave për media:

Konferenca e parë: 09:00
Konferenca e dytë në 13:30
Konferenca e tretë në 18:30
Konferenca e katërt në 20:30.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika